Dy deputetët e PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi. Sipas njoftimit dy deputetët nën efektin e pijeve alkolike kanë bërë veprime të pasjellshme në seancë gjatë votimit për projekt buxhetin e vitit 2023.
Nga dy deputetët nuk ka asnjë reagim.
Njoftimi i Kuvendit
Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit.