Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, njoftoi në median sociale se të premten rikthehen protestat përpara Bashkisë së Tiranës.
“Të dashur miq, të premte, datë 10 janar, ora 11:00, protestojmë së bashku për të 41 herë përpara selisë së “5D” dhe inceneratorit Tiranë.
Kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal, që ka marrë peng bashkinë e kryeqytetit dhe buxhetin e bashkisë Tiranë, duhet të largohet një orë e më parë nga zyra e kryebashkiakut!
SPAK, pas komunikimit zyrtar të 4 akuzave penale, duhet menjëherë të vendosë masë sigurie ndaj kreut të “5D”, në mënyrë që të ndalet prishja e provave në bashkinë Tiranë dhe vjedhja e përditshme e parave të qytetarëve të Tiranës!
Bashkë do ia dalim!”, shkruan Këlliçi.