Belind Këlliçi i vë prangat nga protesta Erion Veliajt: Shumë shpejt kjo do të jetë pamja e kryebashkiakut

Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, i ka vënë prangat një personi i cili mbante një maskë në fytyrë, me pamjen e kryebashkiakut Erjon veliaj.

Ai u shpreh se ky është një akt simbolik dhe kjo do të ishte pamja e kryebashkiakut së shpejti.

Këlliçi në fjalën para protestuesve, tha se vjedhja e bërë me bandën “5D” ka habitur partnerët ndërkombëtarë.

“Ajo që i bëri Veliaj Tiranës është e paprecedentë. Vjedhja që është faktuar me bandën 5D ka habitur partnerët ndërkombëtarë dhe socialistët më të egër”, tha ai.


Shtuar 14.05.2024 12:07