Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO e lë në burg

Ditën e sotme u zhvillua seanca në Apelin e GJKKO për Fredi Beleri. Apeli i GJKKO vendosi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të qëndrojë në burg.

Beleri ka kërkuar masë më të lehtë sigurie dhe leje për tu betuar para popullit të Himarës.

Të lidhura

None found

Para nisjes së seancës në ambientet e GJKKO-së mbërriti ambasadorja greke Konstantina Kamits dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg prej 10 Majit të këtij viti, pasi u kap duke blerë vota.

Pavarësisht se ka kërkuar disa herë masë të më lehtë sigurie, GJKKO nuk e ka pranuar./Albeu.com


Shtuar 18.09.2023 10:25