Begaj thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurimit, çfarë pritet të diskutohet

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila pritet të zhvillohet më 23 janar në 14:00.

Në mbledhje pritet të analizohet gjendja e sigurisë kombëtare në vend si edhe mbi prioritetet e vitit 2023

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar si edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare. /albeu.com