Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar, çfarë pritet të diskutohet sot në Presidencë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të mbledhë këtë të hënë Këshillin e Sigurimit Kombëtar në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen që pritet të mbahet  në orën 14:00, temë e diskutimeve  do të jetë analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, njoftoi Presidenca 5 ditë më parë./Albeu.com/

 


Shtuar 23.01.2023 08:40