U propozua nga Rama, Begaj dekreton Vlora Hysenin si drejtuesen e re të SHISH

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Propozimi i Vlora Hysenit për tëmarrë detyrën si drejtuesja e SHISH erdhi nga kryeministri Edi Rama.

Të lidhura

None found

Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021.  Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

Shërbimi Informativ shqiptar ka qenë thuajse një vit pa drejtues, pasi ish-kreu Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

Vijon…


Shtuar 3.04.2023 16:08