Ina Zhupa deputetja e Partisë Demokratike, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” por e ka anulluar ardhjen në studio në momentet e fundit. Shkak për këtë ka qenë prezenca në studio e Evi Kokalarit, që duket se e ka trembur deputeten, mbështetëse të Lulzim Bashës.
Ylli Rakipi: Kishim të ftuar edhe një deputete, Ina Zhupa. Nuk erdhi sepse u tremb nga ju zonja Kokalari. Më ndodh për herë të parë në emision, që një njeri në minutat e fundit thotë nuk vij. Ka ndonjë problem me ju?
Evi Kokalari: Është forca e lëvizjes së Sali Berishës që e tremb, sepse unë me atë identifikohem. Ajo mund ta ketë trembur. Përveç faktit që këto deptuetetet e Lul Bashës nuk ta mbushin mendjen kur flasin për PD. Por atë e tremb lëvizja e Berishës. Megjithatë, është e mirëpritur Ina në PD, bazuar edhe nga ato që ka thënë zoti Berisha. Nëse ka ikur në momentin e fundit ka ndonjë gjë që e tremb atë, por nuk jam unë.