A do t’i bashkohet Bashës nëse krijon një forcë te re politike? Përgjigjet Ina Zhupa

Deputetja e PD Ina Zhupa, është shprehur se nuk do t’i bashkohet Lulzim Bashës, nëse ky i fundit do të krijojë një forcë të re politike.

Zhupa tha se ajo do të vijojë të jetë pjesë e pandarë e PD, ndërsa shtoi se nuk beson që Basha të krijojë një forcë të re politike dhe se ai ka ende mundësi për të dhënë kontribut në Partinë Demokratike.

Komentet Zhupa i bëri në një intervistë për ABC, ku ishte e ftuar.

Pjesë nga Biseda:

Xhokaxhi: A do t’i bashkoheni zotit Basha nëse krijon një parti politike?

Zhupa: Unë jam tek PD. Por unë mendoj se Lulzim Basha është një njeri që mund të kontribuojë brenda PD-së, prandaj kam propozuar që në mbledhje të jetë edhe Basha edhe Berisha. Unë do të qëndroj te PD kjo është pak por e sigurtë.

Xhokaxhi: Sa mbështetje i kanë ngelur Bashës në grupin e PD?

Zhupa: Të them të drejtën do dukesha sikur do gënjeja po të thoja se këta janë njerëzit e Bashës dhe këta të Berishës. Në mbledhjen e  fundit me zotin Basha të gjithë anëtarët në mbledhje i kërkuan zotit Basha të bënte një hap pas, dhe këtë kërkesë ai e materializoi duke dhënë dorëheqjen. Tani nuk e di të them se në cilat pozicione kanë sot në raportin mes Bashës dhe Berishës, pro të gjithë deputetët mendojnë për bashkimin./albeu.com/