Analisti politik Lorenc Vangjeli është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha është hipoteka e kryeministrit Edi Rama.
Komentet Vangjeli i ka bërë teksa diskutonte situatën politike brenda PD-së dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës në “log.” në ABC.
Vangjeli shtoi se interesi i vetëm i kryeministrit është që në krye të PD të vijë Sali Berisha.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: A është ky një moment që përveç presidentit Rama po përcakton dhe kush do ta drejtojë opozitën?
Vangjeli: Unë mendoj ndryshe. Në politikë jemi mësuar t’i shohim fjalët në ligjëratë të drejtë. Interesi i Ramës është që opozitën shqiptare ta drejtojë Sali Berisha. Pavarësisht qëndrimit dhe mënyrës së ringritjes heroike të Sali Berishës. Sali Berisha vazhdon të jetë hipoteka e pushtetit të tij./albeu.com/