Befason këngëtarja serbe: Shaqiri më ka dërguar foto nga dhoma e zhveshjes, dëgjonte këngët e mia

Maja Nikolic është një këngëtare serbe, adhuruese e madhe e futbollit, e cila i ka ndjekur me shumë kujdes ndeshjet e kombëtares në Botërorin e Katarit.

Ajo gjatë një emisioni ka komentuar edhe gjestin që Xherdan Shaqiri bëri kundrejt lojtarëve serbë, gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Të lidhura

None found

“Për mua futbolli është një gjë e madhe. I përkrah dhe i dua aq shumë, saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën”, tha këngëtarj.

Më tej, Nikolic ka shtuar për Grand Online:

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thash mos me pershendesni rastësisht, por asnjërit deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”/h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2022 10:58