Befason Evi Kokalari: Edi Rama është më njerëzor se Lulzim Basha (FOTO LAJM)

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, pas protestës së 8 janarit dhe takimeve në bazë që po zhvillojnë Basha e Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka publikuar një foto nga takimi i Bashës me të rinjë dhe një tjetër të mesazhit që u kërkon delegatëve të Fierit ta presin, ajo shprehte se ai në plan të parë këto ditë ka dëshpërimin.

Të lidhura

None found

Kokalari thekson se Basha do të futet në historinë e politikës shqiptare si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar, duke shtuar se edhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë.

“Dëshperimi i Lulzim Bashas është në plan të parë këto ditë. Sot u takua me ata që ai i quajti të ‘rinjtë’ e Tiranës, por që në fakt nga foto duken si një grup minorenësh.

Nesër, për takimin e tij në Fier, ju ka kërkuar delegatëve të 11 Dhjetorit që votuan për shkarkimin e tij, të shkojnë në takim.

Lulzim Basha do futet në historinë e politikës Shqiptare si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar. Dhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë”, shkruan Kokalari./albeu.com/