1 milion vaksina të pacertifikuara, Manastirliu: Fillojmë vaksinimin masiv në të gjithë Shqipërinë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan se deri më tani janë kontraktuar 2,1 milion doza të vaksinave anti-Covid.

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook” Manastirliu shprehet besimplotë për realizimin e planin për të vaksinuar 500 mijë qytetarë deri në muajin qershor, ndërsa shton se brenda 14 muajve synojnë vaksinimin e popullatës.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama shkoi në Stamboll ku zyrtarizoi marrëveshjen me kompaninë turke për të marrë një milion vaksina kineze, të pacertifikuara.

Statusi:

Me 2.1 milion doza vaksina të kontraktuara tashmë dhe me mbërritjen e 192 mijë dozave bëhemi gati të fillojmë vaksinimin masiv në të gjithë Shqipërinë.

Plani ynë është vaksinimi i 500 mijë qytetarëve deri në qershor.

I qëndrojmë planit tonë ambicioz për vaksinimin e popullatës brenda 14 muajve. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2021 09:50