BE kërkesë Kosovës: Reforma në qeverisje lokale

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, mbi rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.

Ai përmes një postimi në Twitter tregoi që BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.

“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar ai./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 16:02