Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se paketa e 10-të e sanksioneve të Bashkimit Evropian do t’i jepte një goditje të rëndësishme ndërmarrjeve ruse.
“Rusia definitivisht nuk do të ketë sukses”, tha Zelensky.
Paketa, të cilën BE miratoi të premten, përfshin:
- Masa kundër individëve dhe subjekteve që mbështesin luftën, përhapin propagandë ose dërgojnë dronët e përdorur nga Rusia në luftë
- Masat kundër dezinformatave ruse
- Kufizime më të rrepta të eksportit në lidhje me përdorimin e dyfishtë dhe teknologjinë e përparuar
“Sanksionet do të vazhdojnë të vendosen”, tha Zelensky.
Ai shtoi se qeveria ukrainase po punon “për të shtrirë sanksionet globale dhe në veçanti evropiane ndaj industrisë bërthamore ruse, Rosatom, të gjithë atyre që janë të përfshirë në programin raketor dhe shantazhin bërthamor të shtetit terrorist”.
“Partnerët, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, kanë bërë tashmë hapat përkatës. Presim hapat e duhur nga Bashkimi Evropian”, tha ai./Albeu.com/