Hakmerret Zelensky: Nga 1 korriku rusët do të hyjnë me viza në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kievi synon të vendosë viza për rusët nga 1 korriku. BBC shkruan se Zelensky tha se kërkesa do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, pas një vendimi të qeverisë.

Ukraina po prezanton një regjim vizash për qytetarët e Federatës Ruse”, njoftoi Zelensky.

Masa ka të ngjarë të shihet si simbolike duke pasur parasysh se kufijtë midis Rusisë dhe Ukrainës kanë mbetur të mbyllur që kur Moska pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt dhe Kievi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Moskën./albeu.com

Shtuar 17.06.2022 20:34