BE hoqi kufizimet për udhëtarët shqiptarë, Rama: Nuk ndalemi më në ngjitjen drejt majës

Sot Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për shqiptarët. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se ia dolëm edhe kësaj sfide dhe se Shqipëria nuk do të ndalet më në ngjitjen drejt majës.

“LAJMI QE PRISNI

Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë

#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama/albeu.com

Shtuar 16.06.2021 12:34