BE dha 90 milion euro ndihmë, Soreca: Shqipëria të ruajë besimin te Europa

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi ka njoftuar sot dhënien e një fondi të dytë prej 90 milion eurosh për shqipërinë.

Lajmin e bëri të ditur vetë ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili në një postim në Tëitter u shpreh se ky është një inkurajim për Shqipërinë që të ruajë besueshmërinë ndaj BE-së.

“E përgëzoj Shqipërinë për përmbushjen me sukses të kushteve për Asistencën Makro-Financiare të BE-së për një program mbështetjeje prej 180 milionë eurosh. BE-ja mbështet Qeverisjen Ekonomike për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE-së dhe të çojë përpara zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Soreca.

Pagesa prej 180 milion eurosh u dha në kuadër të pogramir NMF. Shuma e parë prej 90 milion euro u krye në mars 2021. Kjo shumë jepet si ndihmë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit./albeu.com/