BB: Shqipëria duhet të rrisë më tej mbështetjen sociale për të varfrit

Banka Botërore parashikon që perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë janë të pasigurta dhe me shumë rreziqe negative, që vijnë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve, të cilat mund të ulin me konsumin.

Por edhe pse në kushte më të shtrënguara, qeveria duhet të rrisë më tej ndihmat sociale për shtresat në nevojë, sugjeroi Banka Botërore në Projeksionet e reja të vjeshtës për Rajonin ECA (Azia Qendrore dhe Europa).

Pas një rritjeje të fortë në tremujorin e parë 2022, PPB-ja e Shqipërisë ka të ngjarë të ngadalësohet për shkak të presionit që çmimet e larta po krijojnë edhe në konsum.

Rritja e PBB-së së Shqipërisë u rikuperua në 8.5 për qind në vitin 2021, duke reflektuar elasticitet të lartë nga goditjet e mëdha që u shkaktuan nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia COVID-19.

Në fund të vitit 2021, hendeku i prodhimit u mbyll, por rritja e çmimeve globale filloi të ndikojnë në inflacionin e brendshëm. Presionet u intensifikuan pas fillimit të luftës në Ukrainë, kryesisht në çmimet e ushqimit dhe energjisë.

Normat e interesit në rritje kanë shtrënguar kushtet e huamarrjes, ndërsa problemet globale në zinxhirit të furnizimit vazhdojnë ende pas pandemisë kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Për Shqipërinë vështirësitë rriten pasi buxheti tashmë po përballet me rritje të rifinancimit të borxhit të shkaktuar nga norma e lartë e interesit.

Borxhi publik pritet të bjerë më tej në vitin 2022, duke arritur në 67.9 për qind të PBB-së, kryesisht për shkak të rritje së PBB-së.

Ndërmarrjet Shtetërore përfaqësojnë sektorin e energjisë janë një rrezik potencial për stabilitetin fiskale, pasi importet e energjisë po mbështeten gjithnjë nga buxheti.

Nga ana tjetër të ardhurat që arrijnë në rreth 27 për qind të PBB-së, ofrojnë pak hapësirë për të rritur investimet në infrastrukturën publike dhe kapitalin njerëzor.

Kredia për sektorin privat u rrit me 13.8 për qind në terma vjetorë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ndërsa të ardhurat fiskale janë rritur me 19.2 për qind në 6 mujorin e parë.

Aktiviteti ekonomik parashikohet të zgjerohet në një mesatare prej 2.7% deri në vitin 2024, teksa tensionet gjeopolitike mund të rrisin më tej inflacionin, të prishin zinxhirët e furnizimit dhe të krijojnë shqetësime në tregjet financiare.

Varfëria pritet të vazhdojë rënien edhe në vitin 2022, por presionet e vazhdueshme inflacionit mund të pengojnë uljen e mëtejshme të saj./Monitor