Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, tha se esenca e problemit është monopoli i njeriut në parti dhe kjo është e lidhur me Sali Berishën.
“Ju nuk po e shikoni esencën e problemit se ku keni ardhur deri këtu. Esenca e problemit është monopoli i njeriut në PD. Ajo është e lidhur me Sali Berishën”, tha Haxhiu.
Sipas analistit, Basha është gjetur thjesht më i dobët dhe është goditur.
Mos më thoni që viti 2013, 2015, 2017 janë fuqi e Lulzim Bashës që të rri pa fuqinë e Berishës. Ju keni gjetur një njeri më të dobët, për të goditur dhe nuk goditni kokën që e solli partinë në këtë situatë”, tha Haxhiu.