Bashkitë pa kryetar, Meta: Jam me dy mendje për datën e zgjedhjeve, anoj më shumë nga marsi

Presidenti Ilir Meta është shprehur se është me dy mendje për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Meta tha se po të vendosë sot, do të vendosë për 27 shkurtin, ndërsa nesër do të vendosë për 6 marsin.

Zgjedhjet do të zhvillohen në 6 Bashki që janë aktualisht pa kryetar, ndërkohë që partitë politike janë shprehur të gatshme për pjesëmarrje.

“Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jetë 6 marsi.” tha Meta.

Kreu i Shtetit, po ashtu ka konfirmuar se do të ketë votime në 6 bashki, megjithëse KQZ deri më tani ka dhënë informacion për 3 vakanca.

“Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.” tha Meta.

Por cilat janë bashkisë pa kryetar, nga zgjedhjet e shkuara lokale?

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.

4-  Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion./albeu.com/