Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan ku po flet për platformën e bashkëqeverisjes si ligj të ri. Rama tha se sot qytetarët nuk kanë pse të shkojnë në zyra dhe të japin ryshfete pasi 95% e shërbimeve merren online përmes e-Albania.
“Një nga shqetësimet tona është marrëdhënia e qytetarëve me administratën, problematika e ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë. 90% të problematikës kemi në dorë që ta zgjidhim më pak vullnet të mirë dhe gatishmërinë e qytetarëve, për të bërë një ndryshim të thjesht në këto marrëdhënie duke mos shkuar në zyra, 1200 shërbime që merren nga telefoni ose kompjuteri, që do të thotë se nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë apo për të njohur ditë apo për të pritur në radhë. E-Albania është një emër i njohur për të gjithë, ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me këtë portal nga halli për shkak të pandemisë, nëse nuk do kishte ndodhur kjo një pjesë e qytetarëve nuk e dinin. 2.3 mln të regjistruar, 95% e shërbimeve online”, tha Rama./albeu.com