Bashkëpunoi me 31 vjeçarin shqiptar për ekzekutimin e ish-bankierit, vihet në pranga italiani

 Bie në pranga edhe personi i dytë i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-bankierut italian pak ditë më parë në qytetin e Lecces.

Sipas mediave italine, gjatë natës së mbrëmshme policia ka vënë në pranga Andrea Capone, 28 vjeç nga Tricase, me banim në Lequile, me një urdhër të lëshuar nga Prokurori Publik i Leçes. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Paulin Mecaj, 31-vjeçari shqiptar i cili u arrestua në 17 korrik me të njëjtën masë dhe konsiderohej autor i krimit.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata i braktisur në mbrëmjen e vrasjes në një pus dhe u gjet në të njëjtën mbrëmje nga zjarrfikësja, e cila siç del nga imazhet e videove të marra nga sistemet e mbikëqyrjes, i përkishte grabitësit të dytë të paarmatosur. Të njëjtën xhup që 28-vjeçari kishte veshur edhe në raste të tjera, siç dëshmohet në disa fotografi të postuara në profilin e tij në Facebook.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në qytetin Lecce të Italisë, ku 69-vjeçari u ekzekutua me disa plumba, teksa po tërhiqte lekë nga bankomati teksa bashkëshortja e tij e priste në makinë. Arsyet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë bërë të ditura, por mendohet se bëhet fjalë për grabitje.

Shtuar 19.07.2021 10:41