“Bashkë Fitojmë” hap nesër fushatën për “Vendoret”, Berisha dhe Meta ftojnë qytetarët në stadiumin “Air Albania”

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka ftuar qytetarët të marrin pjesë ditën e nesërme në atë që e ka quajtur si manifestim madhështor.

Siç ka lajmëruar më herët, çelja e fushatës elektorale do të bëhet në stadiumin “Air Albania” në orën 12:00.

Berisha shkruan se çelja e fushatës së koalicionit “Bashkë fitojmë” do të jetë madhështore dhe do të shpërbejë si prelud i fitores.

Berisha: I ftoj të gjithë shqiptarët që të kurorëzojmë me një manifestim madhështor, si prelud i fitores tonë të ardhshme, nesër në orën 12:00, në stadiumin “Air Albania”.

Më herët edhe kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta bëri një ftesë të tillë.

Meta: Të dashur qytetarë, nesër, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!


Shtuar 14.04.2023 16:57