Basha takon të dëmtuarit nga tërmeti: Korrupsioni i qeverisë po ndëshkon durrsakët

Kryedemokrati  Lulzim Basha këtë të diel ka takuar nga afër familjet e dëmtuara nga tërmeti në qytetin e Durrëit.

Teksa u njoh me problematikat, Basha i siguroi qytetarëve se PD ka bashkëpunuar me ekspertët më të mirë të vendit për t’i dhënë zgjidhje familjeve të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa theksoi se korrupsioni i qeverisë po ndëshkon qytetarët durrsakë dhe familjet e goditura nga tërmeti.

“Korrupsioni i kësaj qeverie po ndëshkon Durrsakët dhe zonat e goditura nga tërmeti, dyfish. Drama që kemi përjetuar këto 8 vite me Rindërtimin është dyfishuar. Ndaj grupi i punës ka në fokus lëvrimin e fondeve.

Bëj thirrje për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti, të mos gënjehen. Theksoj që garancia që procesi i Rindërtimit të ecë me shpejtësi është të votojmë ndryshimin dhe t’i japim rrugë ekipit të ekspertëve të vendosin rindërtimin në shinat e pakushtëzuara nga kapriçot”, tha Basha.


Shtuar 4.04.2021 14:54