Basha s’ka ndërmend të “vrasë babain”, lista që konfirmon se PD po shkon drejt luftës me amerikanët

Ndërkohë që nuk është shuar ende jehona e vizitës dhe fjalimit të bujshëm të ambasadores amerikane në zyrat e PD-së, Lulzim Basha duke të mos e ketë marrë të plotë mesazhin e saj sipas të cilës demokratët nuk duhet të “hanë bar”.

Krahas kësaj, PD-së i është kërkuar të “vrasë babain” duke larguar prej gjirit të saj liderin historik Sali Berisha, i cili është shpallur tashmë “non grata” prej Departamentit të Shtetit bashkë me familjen.

E ndërkohë që shtatori pritej të fillonte me lëvizjet sipas mesazhit të amerikanëve, Basha dhe PD kanë vendosur që të shkojnë në krah të kundërt dhe duket qartë se nuk kanë ndërmend të “vrasin babanë”.

Ekipi i Bashës i shpallur dje duket që në 50-60% të përbërjes së tij të ketë njerëzit e Berishës dhe kjo ka shkaktuar jo pak pakënaqësi në radhët e demokratëve dhe drejtuesve lokalë, të cilët po shohin se si partia e tyre po ndjek një kurs përplasjeje me amerikanët në vjeshtë. Pikërisht ky ekip e konfirmon këtë, për aq kohë sa kandidon për në Kryesi edhe bashkëshorti i Argita Berishës, Jamarbër Malltezi.

Krahas tij, Basha i ka besuar pozicione kyçe njerëzve të Berishës në parti, siç është Flamur Noka për Komisionin e Sigurisë, Albana Vokshi te Komisioni i Shëndetësisë dhe Arsimit, Oerd Bylykbashi te Komisioni i Ligjeve apo Edi Paloka, në krye të Këshillit Kombëtar të Partisë.

Basha ka vendosur Alfred Rushajn në krye të Grupit Parlamentar të PD-së, i cili edhe pse drejtues fushate dhe kandidat në një zonë të djathtë, nuk arriti të marrë më shumë se 2 400 vota gjithsej.

Rushaj po ashtu njihet si një i besuar i Berishës në parti. Ai ka qenë zv.ministër Financash për katër vite kur qeveriste Berisha.
Vjeshta duket e vështirë për demokratët dhe kjo duket qartë pikërisht nga lista që ka përgatitur Basha (!).

PD duket të këtë hyrë në një itinerar përplasjeje me amerikanët për të mbrojtur Berishën duke ia bërë Ramës qeverisjen edhe më të lehtë, kurse shqiptarëve jetësën edhe më të vështirë. /albeu.com


Shtuar 30.08.2021 11:36