Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan mes të tjerash se skandali pagave dhe ai i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore.
Komentet Basha i bëri përmes një postimi në Facebook, gjatë kohës që Rama po mban një komunikim virtual me qytetarët.
“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, ka shkruar Basha./albeu.com/