Basha reagon ndaj deklaratës së Ramës: Ne jemi ata që u kemi borxh SHBA-ve dhe nuk ua lajmë dot

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama, tha se SHBA ka një borxh për të larë me Shqipërinë dhe për këtë i referohej strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK.

Një reagim ka ardhur nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili në Tëitter shkruan se SHBA nuk ka asnjë borxh ne, madje ne ju kemi atyre.

“Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo. Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standartet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes Shqipërisë, SHBA dhe BE”, shkruan Basha./albeu.com

 

 


Shtuar 3.11.2022 23:57