Kryedemokratri Lulzim Basha ka thënë se opozita është pro rritjes së pagave për gjyqësorin.
Para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Basha tha se do të votojë pro këtij projektligji. Ai tha se një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.
“Edhe në seancë grupi ynë paralajmëtar do të paraqesë argumente. Ne nuk do të bëhemi pjesë e lojës hidh gurin e fsheh dorën. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do të donte që ta miratonte. Një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria”, tha Basha.