Basha premtime mësuesve: Pagat do të rriten 60%

Premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha lidhen kryesisht me rritjen e  pagave në shumicën e  sektorëve.

Këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me mësues të sistemit parauniversitar në njësinë nr.11 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se është e pafalshme braktisja e shkollave në vend.

Me programin e kësaj force politike, kryedemokrati tha se pagat e mësuesve do të rriten me 60% dhe se arsimit do t’i jepet vendi që meriton. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2021 13:30