Basha përplaset me Braçen për autostradën Lushnje-Fier: Jeni nona dhe baba e korruspionit

Kryedemokrati Lulzim Basha, është përplasur me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçen, ditën e sotme ne foltoren e Kuvendit.

Basha ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion galopant në ndërtimin e kësaj rruge.

Debati i Plotë:

Erion Braçe: Aq dinte aq dëm bëri, mua më intereson dicka tjetër. Dua të di që rruga u ngjesh me rul dhe ministri sipër rulit tani është bërë kanal sepse nuk mban ajo tokë është mocalore, po mbikalimet ku shkuan. Do ti kërkoj minitsres a ishin mbikalimet ku shkuan. këto kanë ngelur në ajër as hip as nuk zbret dot. Disa mbikalime kanë ngelur kështu.

Ndërsa ky këtu është nënkalim skandaloz! Pa diskutim që papaqët, biçikletat, veturat, unë, hymë këtu. Por kryetarit të opozitës i prishen flokët ndërsa kryetarit të qeverisë i këpusin kokën sepse është shumë i gjatë. Janë tunele që janë jashtë standartit. Këto nuk janë justifikime për paritnë socialiste. Ne na intereson që banorët të kenë askses në të dy krahjët e rrugës, akses në pronat e tyre. Nuk ka asnjë justifikim as për mua as për partinë e PS. Dua të di projekti ka qenë me mbikalime apo pa mbikalime dhe pastaj i takon qeverisë ti japë zgjidhje nga nyjet dhe deri të gjithë fshatrat që të lidhen me njëra tjetrën.

E dyta kam një shqetësim që vjen nga Berat Lushnjë dhe Divjaka, janë cmimet e plehrave kimike shumë të larta. Pa diskutim duhet të ndalem në tre gjëra, këto produkte nuk mbajnë ngarkesë fiskale të shtuara nëse janë pa tvsh ashtu të ngelen. këto produkte i zotëron një kartel i vetëm dhe nuk ka konkurrecnë që ndodhet në Vorë. Duhet asistencë për buqrit pasi kyu kartl i ka vendos bujqërit në përdorimin pa kufi të plehrave.

Basha: Pse kjo pengesë u zhbllokua menjëherë në vitin 2005 mund t’iua vërtetojnë ata. Por një gjë eshtë e sigurtë, jo vetëm kjo rrugë, por çdo rrugë tenderuar nga viti 2005 deri në vitn 2007, kursimi ishte 16%. Krahasoni pak me sot, numëroni me gishtat e dorës një tender që nuk fitohet me 99%. Pse ? sepse ky regjim është nona dhe baba e korrupsionit.

Braçe: Edhe njëherë tjetër dua ta theksoj. Kur flasim për korrupsion, në sallën e parlamentit, duhen prova dhe fakte. Nuk duhet as nona e as baba. As nipi dhe as tezja. Po të jetë për këta përgjigja është e qartë. Nona, baba, xhaja, tezja, nipi, mbesa, para drejtësisë të shkojë nga i pari deri në fund. Pa mbrojtje ligjore, politike dhe morale nga partitë e ndryshme politike. Pavarësisht çfarë është nona, baba, kryetar apo kryetare. Lidhur me këtë projektm, gjithë çfarë thashë është në raportin e KLSH. Ky ishte mbikalimi dhe nëse nuk ka pasur para për këtë si u bë kjo?

Basha: Mirë more zotëri, ai projekti me ndihmën e taksapaguesve të italianëve. Programi si quhej të kujtohet? Ai program i dha lekët për rrugën dhe u bë ajo rrugë. Po 8 vite në pushtet si nuk u kujtuat të bënit rrugën anësore, ato mbuikalimet pse nuk i bëtë. Përgjigja është këtu. Zambia, Shqipëria, këtu ësdhtë përgjigja. E dyta në botë për nivelin e rryshfetit. Tre herë më e lartë se në vitin 2013. Kjo është përgjigja. Më vjen shumë keq. Ndoshta nuk janë në zonën tënde elektorale por janë në Lushnje. Përgjigjen e ke këtu midis Zambias. Shqipëria e dyta në botë për rryshfet. Ky është baba i korrupsionit, nona, e keqja që ka zënë për fyti socialistë dhe demokratë./albeu.com/