Basha pas takimit me Escobar: Do të dëgjoni prej tij për shpalljen “non grata” të Berishës

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për media, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Basha tha para gazetarëve se folën për aktualitetin politik në Shqipëri dhe sipas tij, lufta ndaj korrupsionit mbetet prioritetet për SHBA dhe Shqipërinë.

Në lidhje me shpallej e Berishës non grata, Basha tha se do të dëgjoni prej zyrtarit të lartë amerikan.

“Është kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësuesin e lartë amerikan. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA. Është më shumë interes i Shqipërisë. Ajo për të cilën PD është përpjekur më shumë në këto 8 vite. Ligji për SPAK dhe BKH të miratuara me iniciativën e PD. Te iniciativa jonë për vettingun në politikë. PD ka qenë është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit. Sanksionet ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë. Prioritet i PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi të shohim një rikthim të fuqishëm në Ballkan dhe Shqipëri.

Diskutuam për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri dhe situatën në rajon. Ia bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë e integritetit rajonal të Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj që në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e Escobar. Diskutuam për ecjen përpara. PD ka disa iniciativa si vettingu i politikanëve dhe ashpërsimi i dënimeve. Pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë dhe shpalljet non grata ishin pjesë e diskutimeve. Do keni mundësi të dëgjoni nga ai në lidhjet me sanskionet”, tha Basha.

Sa i takon ftesës nga Escobar për vizitë zyrtare në SHBA, Basha tha: “Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiksutim po planifikoj një vizitë në Washington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike.
Ju faleminderit!/albeu.com

 


Shtuar 9.12.2021 13:08