Basha pas daljes nga salla: Në Kuvend ndodhen njerëzit që kanë minuar demokracinë (VIDEO)

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas daljes nga salla e Kuvendit, ka dalë në një pronocim për gazetarët.

Basha tha se ata që ndodhen brenda sallës (socialistët) janë njerëzit që kanë minuar demokracinë e vendit.

“Brenda në sallë ndodhen njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama. Shkatërruesi i zgjedhhjeve dhe reformës që duhet të ishte para drejtësisë. Duhet të ishin bashkë me të mostrat e korrupsionit sipas DASH. Arbën Ahmetaj, Balluku, Gjiknuri. Para drejtësisë duhet të ishte Taulant Balla, kryeshefi i bandave të Elbasanit, njeriu që e dinë se figuron tek lista e zezë e Interpolit për pastrimin e parave të trafikut të drogës. Duhet të ishin autorët e dosjes 339, Rrahman Rraja, Ndraxhi dhe Çurbja. Duhet të ishin bedelën e Tom Doshit dhe të Aqif Rakipit”, tha Basha./albeu.com

 


Shtuar 10.09.2021 18:42