Basha paralajmëron Manjën duke i kujtuar Tahirin: Do të vijë edhe dita jote

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Ky i fundit i tha Bashës në Kuvend nëse është në rregull me drejtësinë.

Ndërkohë, Basha teksa e cilësoi si të pandëshkuar krimin zgjedhor në Dibër, i kujton Manjës, Saimir Tahirin, duke e paralajmëruar se do të vijë edhe dita e tij.

 Pjesë nga fjala e Bashës:

E kuptojmë ankthin e tyre, Dibra është një krim, ky që i promovonte hajdutit të votave të Dibër promoviminm është promovuar vetë, është bërë ministër drejtësie. Ai minimalisht duhet të ishte dënuar. E zbardhi Bild-i atë dhe e dëgjoi gjithë bota, por drejtësia jonë jo. Kujtohu pak për ish-ministrin e Brendshëm dhe kapërdisjet e tij, majë më majë e shesh më shesh sepse për momntin mund të të duket vetja i përkëdhelur, por mos mendo se nuk do të të vijë dita edhe ty që të japësh llogari për 184.” /albeu.com

 


Shtuar 10.02.2022 12:50