Basha nxjerr dështimin e radhës të Ramës: Shqipëria ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve

Kryedemokrati Lulzim Basha edhe ditën e sotme ka vijuar me publikimin e njëpasnjëshëm të dështimeve nga qeveria Rama.

Këtë radhë, në “100 dështimet e Ramës në 8 vjet” Basha është ndalur te PPP-të teksa thotë se Shqipëria është vendi në Rajon që ka përfiatuar më pak nga grantet e konektivitetit të BE-së?

Basha shkruan:

“Në vend që të konkurrojmë për fondet komunitare, Shqipëria ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve, të cilat kanë një kosto të lartë”.

Ndërkohë kreu i PD, kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë edhe 32 ditë.


Shtuar 23.03.2021 09:07