Basha “nuk ndalet”, zhvillon tjetër takim me demokratët e Beratit  

Kryedemokrati Lulzim Basha po vijon takimet me demokratët në terren, megjithëse është dorëhequr nga posti i kryetarit të PD-së.

Ditën e sotme Basha ishte me demokratët e Beratit, për të diskutuar lidhur me situatën e brendshme në të cilën ndodhet PD prej disa muajsh.

Kujtojmë se një ditë më parë Basha ishte në Mirditë, ndërsa ka pasur një sërë takimesh në bazë.

Basha u shpreh ditën e djeshme në një konferencë për mediat, se dorëheqja e tij nuk ka ndihmuar në bashkimin e PD-së, por përkudrazi, pasi sipas tij po i fryhet frymës së përçarjes./albeu.com/