Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli prej kohësh mban një qëndrim kritik ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Mirëpo aq sa kritike ndaj Bashës, Topalli duket po aq e interesuar edhe për aktivitetet që ai bën dhe si duket e ndjek vazhdimisht.
Takimi më i fundit i kreut të PD, me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH, duket se ka ngjallur kuriozitet edhe për ish-kryeparlamentaren, e cila e ka ndjekur këtë aktivitet përmes rrjeteve sociale.