Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë me dije se SHBA kërkonte përjashtimin e Sali berishës nga PD.
Në një intervistë për “Open”, Basha tha se ishin negociatat e tij që sollën në “zbutjen” e kërkesave, ndërsa përmendi se Berisha ka pasur gjithë kohës respektin e tij, duke prekur ndonjëherë edhe interesin e tij vetiak.
Gjthashtu në fjalën e tij kryedemokrati shtoi se nëse vendimi për përjashtimin e Berishës nuk do të merrej, PD do të izolohej nga çdo kontakt me aleatët.
Fjala e Bashës:
Ka kërkuar jo vetëm kaq, por siç e ka pohuar disa orë më parë vetë Sali Berisha, jo më larg se disa orë më parë, përjashtimin nga Kuvendi dhe distancimin nga partia. Unë nisa t’jua them por ju duhet të keni edhe durimin të më dëgjoni dhe pastaj të bëni pyetje që kanë lidhje me përgjigjen. Produkti për fat të keq i një investimi dy muaj e gjysëm apo 3 muaj i imi, pa mbështetjen e Sali Berishës për të gjetur një zgjidhje pas një rrethane të rëndë dhe të paekuivok.
Mos harroni, Partia demokratike kishte vendosur një standard në rastet e tjera “non grata”. Parti e lindur me vlerat perëndimore. Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit, të vendoseshin edhe sanksione të tjera. Në këtë moment falë investimit politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit në një vendimarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë. Duke bërë kështu realitet premtimin e Sali Berishës në korrik se nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në këtë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ndryshe nga ajo që ju thoni apo pretendoni dhe po shtroni ndoshta me të drejtë përpara opinionit public, çdokush e ka të qartë dhe Sali Berisha vetë e ka të qartë se çfarë do të thotë pasoja për një forcë politike duke nisur nga izolimi në rast të mosmarrjes së një vendimi si pasojë e një vendimi shumë të fortë, shpalljes non grata të ish-liderit të Partisë Demokratike.
Guxoj të them, pa iu larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi është se PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia./albeu.com/