Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur në kuvend për raporton e Dick Marty për trafikim organesh, për të cilën thotë se është fake dhe pas saj fshihet Serbia.
Basha shkruan se askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK me atë që bëri Serbia me në krye Millosheviç, që kryen spastrim etik e krime çnjerëzore.
E ndërsa po fliste për krimet në Kosovës, Bashës i mbaron koha dhe ia ndërpresin.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/589692669301961
“Të dashur bashkëqytetarë, sort është një ditë e rëndësishme për këtë institucion.
Nuk mund të ketë asgjë më të shenjtë se interesat e Kosovës sepse nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar gjenocidin serb.
Ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipluar faktet, siç ka ndodhur edhe me reaportin e Dick Marty. Është e qartë që pas tij fshihen strukturat serbe. Hapi më i fundit, siç e ka publikuar edhe vetë ai, ishte eliminimi fizik i Dick Marty për të fshehur gjurmët dhe për të akuzuar shqiptarët.
Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit, gjenocidit, krimeve të njerëzimit që regjimi mi Millosheviçi po kryente në Kosovë. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin, luftën e drejtë të UÇK me masakrat e Millosheviçit,
Lufta e UÇK pati në krah NATO sepse ishte një luftë e drejtë, sepse ndaj tyre po kryhej spastrim etnik, gfjeoncid.
Ky parlament nuk mund të ketë asnjë ngurrim për të folur dhe për të votuar. Makineria e millosheviç ka kryer gjenocid në Kosovë.
Dënimi i gjenocidityi ka qëllim pët ti hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e begatë për dënuar luftën.
E shkuara rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet. Na takon ne të jemi zëri i atyre viktimave dhe zëri i Kosovës. Jemi krah përpjekjeve të Kosovës”, tha Basha./albeu.com