Basha fitoi bujshëm zgjedhjet në PD, Aurela nuk fsheh dot gëzimin e fitores: E hënë e lumtur!

Ditën e sotme PD shpall fituesin e zgjedhjeve brenda partisë ku ndryshe nga çfarë pritej ishte një garë shumë e elhtë për kryetarin aktual, Lulzim Basha.

Basha ka fituar më shumë se 81% të votave duke mos konsideruar asnjë kandidat tjetër për kreun e PD.

Demokratët mbështetës së Bashës janë në festë duke vendosur kështu fatin e PD për katër vitet e ardhshme. Këtë fitore duket se po e gëzon edhe gruaja e kryetarit Lulzim Basha, Aurela Basha e cila ka “reaguar” në Instagram.

Sot ka ndarë disa lule blu, dhe një zemër blu pranë saj, duke komentuar kështu fitoren e bashkëshortit të saj në zgjedhjet brenda partisë.

Rikujtojmë se PD humbi zgjedhjet e 25 Prillit ndaj kryeministrit Edi Rama, ku shkojnë me 56 deputetë në Kuvendin e ri. /albeu.com/

 

Shtuar 14.06.2021 11:31