Basha e përjashtoi nga PD, Rama u jep porosinë socialistëve për t’i dhënë “fund” Berishës në Kuvend 

“Mos bini pre e provokimeve të tij. Ne nuk duhet të biem viktima të këtij debati…”

Këmbëngulja e Berishës për të qënë pjesë e Kuvendit dhe pse u përjashtua me bujë nga kryetari i PD, Lulzim Basha, ka “nxehur” situatën edhe brenda PS.

Burime nga PS, bëjnë me dije se partia socialiste ka ndërtuar një strategji, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, për të “goditur” me heshtje ish-kryeministrin Berisha.

Rama u ka kërkuar deputetëve që ta konsiderojnë ish-Kryeministrin “Berisha si inekzistent, si të mos jetë fare në sallë”.

“Berisha “non grata” në Parlament nuk është problemi ynë, është raporti i tij me PD-në. Ne nuk kemi pse të shuajmë apo të ndezim zjarrin që ata kanë ndezur. Për ne Berisha nuk ekziston në Parlament, prandaj nuk kemi pse merremi me të fare.

Mos bini pre e provokimeve të tij. Ai do të kërkojë që të faktorizohet përmes ndezjes së një debati fiktiv në Parlament. Ne nuk duhet të biem viktima të këtij debati”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen me deputetët e tij, pas seancës paraditen e djeshme. /albeu.com/