Basha e përjashtoi, Lindita Nikolla flet për përkatësinë e Berishës: Nuk ka grup parlamentar!

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është pyetur në lidhje me përkatësinë e deputetit Sali Berisha në Kuvend.

Pyetja: Lista e PS është e plotë, PD dhe grupet e tjera parlamentare, është pa përbërje emërore. Kuvendi do e caktojë Berishën që i përket PD apo do keni referencë tjetër për të?

Nikolla: Do të ketë vetëm referencën që ndiqet me rregulloren e Kuvendit, i cila në nenin 15, pika 5 thotë që çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Por më pas është vendimmarrja e grupit, dhe deklarimi në frymë…

Që janë kryetarët e Grupeve Parlamentare të cilët bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha dhe sot ai funksionon si një deputet pa grup parlamentar. Dhe nuk është vetëm janë tetë deputetë që funksionojnë pa grup parlamentar.” /albeu.com/

 

 


Shtuar 8.10.2021 13:38