Dash Sula ironi me mazhorancën: Si e fituat Kukësin, nuk e shpjegoj dot si ndodhi një gjë e tillë

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në Kuvend, i është drejtuar Lindita Nikollës duke i thënë se kryeparlamentare është thjesht për formalitet.

“Je kryetare e Kuvendit, je thjesht formale. E vërtetove sot, kur the se e kam çuar te Zyra Juridike prej një muaji, dhe stafi juaj një muaj s’ju ka kthyer një përgjigje. Jepi atëherë një përgjigje. Nuk keni marrë akoma urdhrin. Ne jemi kthyter thjeshtë noter. Nuk jemi republikë parlamentare, por kryeministrore. Nuk bëni dot një hap pa marrë urdhër nga kryeministri”, tha Sula.

Më tej ai ironizoi fitoren e PS në Kukës, pavarësisht skandalit të Safet Gjicit.

“Fituat Kukësin, kur nuk e shpjegoj dot pse ndodhi një gjë e tillë. Ju dhe mazhoranca juaj cfarë nuk bëni dhe prapë fitoni, si fitoni? I keni të gjithë në burg dhe këtë opozitë doni me e zhduk fare. Ju jeni të pangopur për pushtet e pasuri. Tani doni të zhdukni opozitën. Kurrë mos u ngopshi”, tha Sula.

Nikolla iu përgjigj duke i thënë: “Kur jeni kaq të zotë, zgjidheni vetë çështjen tuaj. Pse prisni t’jua zgjidh unë çështjen”.