Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, shoqëruar nga të gjithë deputetët e qarkut Shkodër dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.
Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 Shkurtit, kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Në mbledhjen e Kryesisë së Degës Vau i Dejës gjetëm gadishmërinë për të qenë të gjithë sëbashku në protestën e 20 Shkurtit. Sulmi i vazhdueshëm ndaj strukturave tona atje, nga segmente të pushtetit dhe krimit të organizuar, jo vetëm nuk i ka gjunjëzuar demokratët por i ka dhënë më shumë energji dhe vendosmëri për tu përballur dhe për të fituar.
Ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë, protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. ??✌️