Bardhi takim me zyrtarë të lartë amerikanë në DASH: Shqipëria duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rikthemelimit, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, shkruan Bardhi, duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

Kujtojmë se në SHBA ndodhet një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mes tyre dhe Damian Gjiknuri, Pandeli Majko dhe Dhurata Çupi.

Postimi i Gazment Bardhit:

Në Departamentin e Shtetit,

Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.