Bradley Barcola do të largohet nga Olympique Lyon gjatë afatit kalimtar veror për të bërë hapin e madh në karrierë.
Sulmuesi anësorë ka pasur një vit mjaftë të mirë në Ligue 1 duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
20-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë duke realizuar shtatë gola dhe duke asistuar në 12 të tjerë.
Barcelona dhe PSG prej kohësh po interesohen për transferimin e tij, por tani një tjetër skuadër e madhe është futur në garë.
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City gjithashtu ka shprehur interesim për transferimin e francezit për ta zëvendësuar të larguarin Riyad Mahrez.
RMC Sport ka raportuar se Barcola është dëshira kryesore e Pep Guardiolas për repartin ofensivë dhe City po përshpejton për transferimin e tij.