Banori bën gjestin human, merr përsipër të kalojë mes ujit fëmijët e shkollës në Gjadër (VIDEO)

Në Gjadër thuajse gjithë zona është përmbytur nga shirat. Kjo ka bërë të vështirë jetesën e banorëve atje.

Fëmijët e kanë patur të vështirë të shkojnë në shkolla, ndërsa mësohet se një qytetar ka dalë vullnetar për të kaluar një nga një fëmijët, në anën tjetër, për të zhvilluar mësim.

Siç shihet dhe nga pamjet, ai po i merr në krahë dhe po i kalon me kujdes.

“Është përgjegjësi e imja, gabim është, por duhen çuar”, tha ai, ndërsa shtoi se masa nuk janë marrë dhe as nuk kanë kërkuar. /albeu.com


Shtuar 21.11.2022 10:52

Tags: ,