Banorët e fshatit Thirrë në Mirditë kanë vendosur të vazhdojnë me qëndresën e tyre kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në lumin Fan.
Ndërkohë ditën e sotme ata e çuan më tej protestën, pasi kanë ngritur një çadër dhe kanë thënë se do të bëjnë roje për të mos lejuar punimet për ndërtimin e disa heceve lokale në zonën e Thirrës, Sang dhe Hebes.
Banorët kërkojnë që të respektohet ligji dhe venimet e marra nga bashkia Mirditë për punimet në këto hidrocentrale, pasi sipas tyre uji që merret shkakton dëme për ekonominë e zonës. Komuniteti i disa fshatrave kërkon të respektohen vendimet gjyqësore për këtë çështje, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e rezistencës.