Banorët e Divjakës vijojnë protestën kundër reformës territoriale të PS: “Divjaka e qytetarëve”

Qytetarët e Divjakës kanë vijuar edhe këtë mbrëmje protestën kundër reformës administrative të propozuar nga mazhoranca, duke shënuar ditën e 24-t të qëndresës.

Banorët kundërshtojnë përfshirjen e Bashkisë Divjakë në projektin e riorganizimit territorial dhe bashkimin e saj me Bashkinë Lushnjë. Edhe pse pjesëmarrja ishte më e ulët se në ditët e mëparshme, protestuesit deklaruan se do ta vazhdojnë qëndrimin e tyre deri në marrjen parasysh të kërkesave.

Të lidhura

None found

Sipas protestuesve, ndaj tyre kanë nisur jo vetëm presione verbale, por edhe vendosja e gjobave ndaj bizneseve. Ata e shohin këtë si një përpjekje për të dobësuar dhe ndalur protestën, por shprehen se nuk do të tërhiqen.

Banorët kërkojnë që Divjaka të mbetet njësi vendore më vete dhe të mos bashkohet me Lushnjën. Sipas tyre, çdo vendim për riorganizimin territorial duhet të mbështetet te vullneti dhe interesat e komunitetit.

Pas protestës, qytetarët zhvilluan një marshim në rrugët e qytetit, duke përsëritur sloganet “Mazniku propozon, Divjaka kundërshton”, “Divjaka bashki” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve”.

Marshimi u mbyll me thirrjen “Nesër më shumë”, përmes së cilës protestuesit paralajmëruan se qëndresa do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş