Një banesë në fshatin Levan të Fierit është përfshirë nga zjarri, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Barjam Sulejmani, pronari i banesës, bëri të ditur se objekti nuk banohej dhe se ai nuk ndodhej aty kur shpërthyen flakët.
Të lidhura
None found
Paraprakisht, zjarrfikësit kanë dyshuar se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.
